AKU heq nga tregu çokollatat “Mars”, Snickers” dhe “Milky Way” të prodhuara në Holandë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç deklaroi pak ditë më parë në lidhje me çeshtjen e çokollatave “Mars”, Snickers” dhe “Milky Way”, vazhdon punën për inspektimin e të gjitha tregjeve, pikave të tregëtimit apo supermarketeve në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e rasteve të pranisë së këtyre produkteve me origjinë nga Holanda. Megjithë numrin e madh të inspektimeve në vetëm 48 orë, prania e këtyre produkteve ka qenë në numër të vogël dhe në të gjitha rastet janë marrë masat e nevojshme për heqjen e tyre nga tregu e kthimin në destinacion.

Bazuar në Urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Isuf SHEHU, të datës 25.02.2016 “Për kryerjen e monitorimit në të gjitha njësitë e tregtimit, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU-së”, në datat 25 dhe 26.02.2016 u kryen monitorime me objekt verifikimin, bllokimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të tregtimit të çokollatave Snikers, Mars dhe Milk Way me origjinë nga Holanda dhe datë skadence nga data 19.06.2016 deri më 08.01.2017, si dhe dërgimit të tyre në distributorin shpërndarës brenda një afati 2 (dy) ditor. Nga informacionet e dërguara nga DRAKU-të rezulton se jane kryer gjithsej 861 monitorime, të ndara në qarqe. Në shumicën e inspektimeve, ka rezultuar se, ky product nuk gjendej në pikat e shitjes. Por, në një numër të vogël marketesh është konstatuar në Durrës, Gjirokastër,

Në Qarkun Durrës, nga të gjitha monitorimet, janë gjetur këto produkte vetëm në 3 dyqane, në Qarkun Gjirokastër, vetëm neë 4 pika tregtimi dhe në Tiranë në 3 pika tregtimi.
Në të gjitha rastet e konstatimit të këtyre produkteve me origjinë nga Holanda, është bërë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit dhe janë bllokuar nga inspektorët e AKU.

Megjithëse Sistemi RASFF (Rapit Alert System Food and Feet), i cili është një system informimi i krijuar nga vëndet anëtare të BE për shkëmbimin e informacionit në lidhje me produktet ushqimore që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve gjatë tregtimit të produkteve në këto vende, nuk pati asnjë informacion zyrtar dhe ende vazhdon të mos ketë, AKU mori të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve.

03/03/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme