Njoftim per media

Tiranë, më 04.02.2016

Lënda: Masë ndaj inspektorit të AKU në Pikën e Ispektimit Kufitar Kakavije

Duke marrë shkas nga filmimet e bëra publike ditët e fundit nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Isuf SHEHU, mori masa për largimin nga detyra të inspektorit veterinar të P.I.K-ut në doganën e Kakavijes, Z.Selman Caka dhe marrjen e masave administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Menjëherë pas vënies në dijeni nga “Fiks Fare”, të deklaratave të inspektorit nëpërmjet një kamere të fshehtë, ku ai nuk zbaton:
– Ligjin 9863, “Për Ushqimin” (i ndryshuar), datë28.01.2008
– Ligjin 10465, datë 29.09.2011“Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”
– Manualin nr.620 “Për procedurat teknike që duhet të ndiqen nga Pikat e Inspektimit Kufitar
gjatë importit të kafshëve të gjalla në Republikën e Shqipërisë”;
Organi disiplinor i AKU-së, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, ka filluar procedurën për largim nga Shërbimi Civil për nëpunësin Selman Caka, konfom parashikimeve të Ligjit Nr.152 /2013 për “Nëpunësin Civil”.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Isuf SHEHU urdhëroi kontrolle të rrepta fizike në pikat doganore për të gjitha importet e kafshëve të gjalla.

AKU siguron publikun për marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorit shqiptar.

Granit SOKOLAJ
Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit, AKU

02/02/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme