AKU bllokon 240 kg produkte me afat të kaluar përdorimi

Në vijim të bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët dhe denoncimit prej tyre të shkeljeve ligjore të evidentuara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu kontrollin zyrtar në subjektin me iniciale “J. K.”, Ersekë, Korçë.

Nga kontrolli i kryer u konstatua produkti përgatitje yndyrore “TM Capro 5 kg” me afat të kaluar përdorimi si dhe për këtë produkt subjekti nuk dispononte fletë analiza dhe as faturat tatimore përkatëse. Gjithashtu në ambientet e magazinës u evidentua prani e sendeve të panevojshme, për të cilat u la detyrë dhe afat kohor për t’u hequr dhe sistemuar.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 400’000 lekë, u bllokua sasia prej 240 kg produkt përgatitje yndyrore “Yndyrore TM Capro 5 kg” me destinacion asgjësimin si dhe u vendos masa administrative “Paralajmërim” për realizimin e detyrave të lëna nga trupa inspektuese.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme