Fushata Kombëtare për Ndërgjegjësimin e të rinjve, mbi elementet kryesore të sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kësaj jave u ndal në Institutin “Harry Fultz”. Gjatë ditës së sotme në bashkëbisedimin me të rinjtë, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj. Jeta Deda.
“Siguria ushqimore është thelbësore për shëndetin publik dhe nëpërmjet edukimit të gjeneratës së re, synohet përmirësimi, ku të gjithë të kenë qasje sa më orientuese në ushqim të sigurt dhe që plotëson nevojat për një jetë aktive të shëndetshme”, tha ndër të tjera Znj. Deda.
Interesi i madh i të rinjve për ushqyerjen e shëndetshme, u tregua nëpërmjet shkëmbimeve interaktive për njohjen e misionit që ka AKU, duke u kushtuar vëmendje aspekteve që kontribuojnë në sigurinë e produkteve ushqimore, përshkrim të detajuar të proceseve dhe detyrimeve të Operatorëve të Biznesit në këtë drejtim.
Në përfundim të këtij procesi u vlerësuan me certifikatë si” Ambasadorë të Sigurisë Ushqimore”, shumë të rinj aktiv dhe të informuar.
Festivali Global i Gastronise flet shqip në Berlin
Në Berlin po zhvillohet gjatë datave 2-3 tetor Festivali Global