AKU ka kryer 938 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 22 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD si dhe për sistemim të produkteve sipas natyrës sё tyre.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra në monitorim të produktit qumësht.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së coronavirusit.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme