Në vijim të vizitave të delegacionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në qarkun e Korçës

Delegacioni i përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite, shoqëruar nga përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar vizitat, për të parë nga afër praktikat e ndjekura për garantimin e sigurisë së produkteve të hedhura në treg edhe në dy stabilimente në qarkun e Korcës.

Përkatësisht vizitat u kryen në një subjekt të “Prodhimit, Përpunimit dhe Shpërndarjes së Mishit” ku u vëzhgua nga afër stabilimenti i therjes dhe përpunimit të mishit, si edhe në një subjekt të “Prodhim, Përpunim dhe Shpërndarjes së Mjaltit” ku theksi u vendos tek standartet me të cilat operohet si dhe laboratori për kryerjen e analizave të mjaltit duke vlerësuar rëndësinë e tyre për garantimin e sigurisë ushqimore.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme