AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË

Krahas veprimtarisë së saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të Operatorëve të Biznesit Ushqimor për përmbushjen e kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se disa Operatorë të Biznesit Ushqimor ushtronin aktivitetin në shkelje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, përfshirë mos disponimin e licencës përkatëse, më konkretisht:

  • Subjekti me aktivitet “Restorant”, Spille, rezulton se ushtron aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),
  3. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
  • Subjekti me aktivitet “Restorant”, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A) dhe ndërkohë që ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  3. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licensimin e tij.
  • Subjekti me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
  • Subjekti me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
  4. Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore,
  5. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme