Me qëllim garantimin të sigurisë ushqimore dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijoi fushatën e informimit dhe komunikimit me subjektet ushqimore në Himarë.
Gjatë këtij procesi, fokusi kryesor mbetet te restorantet, marketet, supermarketet, pastiçeritë, furrat e bukës dhe njësitë e tregtimit të mishit.
Përmes komunikimit të vazhdueshëm, po ofrohen udhëzimet përkatëse ligjore për eleminimin e çdo problematike që kanë të bëjnë me elementë ligjorë si etiketimi, HACCP, gjurmueshmëria, kushtet e ruajtjes, kushtet higjieno-sanitare etj., duke nxitur bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes subjekteve dhe institucionit.
Monitorimi dhe sensibilizimi i subjekteve do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme me qëllim garantimin e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore.





