Vijon fushata ndërgjegjësuese për OBU, në Fier

Ka vijuar këtë herë në Qarkun e Fierit fushata ndërgjegjësuese për subjektet ushqimore, si njësitë e tregtimit, tregtim akullore, supermarkete, pastiçeri dhe fast food.

​Gjatë vizitave në subjekte u komunikua dhe informua mbi elementët kryesorë tê sigurisë ushqimore si kushtet higjieno-sanitare, praktikat e mira të prodhimit, kushtet e ruajtjes, gjurmueshmëria si dhe manuali i vetëkontrollit (HACCP).

​AKU do të jetë e pranishme nëpërmjet fushatave sensibilizuese në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve vendas dhe të huaj si dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit veror.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme