Procesi i kategorizimit; vijojnë takimet në OBU-të me origjinë shtazore, në Elbasan

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e MBZHR, Z. Andis Salla, si dhe deputeten e zonës, Znj. Sara Mila, zhvilluan një vizitë në stabilimentin “Kiara Fish”, me aktivitet përpunimin e peshkut dhe produkteve të tij qarku Elbasan.
Gjatë vizitës u ndoq nga afër procesi i vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimentit, si një proces i rëndësishëm që synon garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së produkteve me origjinë shtazore.
Ky proces është një nga proceset më thelbësore në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme