Në vijim të procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve ushqimore, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj.Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e MBZHR, Z. Andis Salla, si dhe Drejtuesin Politik të qarkut Elbasan, Z. Arbjan Mazniku dhe deputeten e zonës, Znj. Sara Mila, zhvilluan një vizitë në stabilimentin “Razafa Fish City”, me aktivitet përpunimin dhe tregtimin e peshkut dhe produkteve të tij.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve me origjinë shtazore dhe zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore në çdo hallkë të procesit të përpunimit.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore










