Takimi i organizuar nga CEFTA për prezantimin e Programeve të Punës 2026, i zhvilluar në Tiranë, përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e iniciativave konkrete në fushën e tregtisë dhe sigurisë ushqimore. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, Znj. Blerina Gjylameti, së bashku me përfaqësues të administratës publike dhe sektorit privat, ku u diskutuan prioritetet, sfidat dhe nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit, forcimin e partneritetit dhe përmirësimin e bashkëpunimit për zbatimin efektiv të programeve.
Në këtë proces, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit luan një rol thelbësor në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke kontribuar në rritjen e transparencës, angazhimit gjithëpërfshirës dhe përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian. Rëndësia e këtij angazhimi qëndron në përmirësimin e kapaciteteve zbatuese dhe në forcimin e besueshmërisë së sistemit të kontrollit ushqimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe më gjerë.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore







