Takime të Drejtorit të Përgjithshëm në Bashki në Veri të Vendit

Përmirësimi i sigurisë ushqimore nëpërmjet bashkëpunimit institucional, vijon të jetë kryefjala e takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Edmond Rrushi, me takime pune në veri të vendit, duke u ndaluar në takime pune me Kryetarët e Bashkisë së Peshkopisë, Bulqizës dhe Burrelit.

Gjatë takimeve është diskutuar mbi gjendjen aktuale në tregjeve ushqimore në këto bashki, vlerësimit të gjendjes së sigurisë ushqimore duke evidentuar mangësitë dhe sfidat në bashkëpunim me aktorët vendimmarrës dhe implementues të sigurisë ushqimore.

Objektiva në këto takime ishte ndërtimi i tregjeve të reja që plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore dhe zgjidhja e problematikës për të shmangur therjet në ambiente të palicencuara në këto bashki.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.