Në Vlorë takim mbi platformën për sigurinë ushqimore

Në turin e takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Edmond Rrushi, mbi diskutimet dhe zgjidhjet e problematikave të tregjeve ushqimore, ishte edhe takimi me Nënkryetarin e Bashkisë së Vlorës, Z.Klevis Kaso.

Gjerësisht u diskutua mbi gjendjen e tregjeve ushqimore në Vlorë, si nga ana infrastrukturore ashtu edhe në plotësiminin e kushteve higjieno-sanitare.

Tregtimi i peshkut dhe i produkteve ushqimore me origjinë shtazore nga tregtarë ambulantë, nëpër rrugë dhe vende të palicencuara për tregtim mbetet problematikë, që kërkon zgjidhje imediate dhe fuqizim të bashkëpunimit ndërinstitucional me AKU-në, në mënyrë që të arrihet të garantohet siguria ushqimore për qytetarët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme