Takime Pune në Qarkun e Gjirokastrës

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Edmond Rrushi ka vijuar me takimet e punës mbi Platformën e sigurisë ushqimore, këtë herë në qarkun e Gjirokastrës, duke u ndalur në bashkitë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet.

Diskutimet u përqendruan në situatat aktuale të tregjeve në këto bashki, kushtet në të cilat tregtohet dhe bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet strukturave për përmirësimin e tyre. U diskutua gjerësisht edhe mbi problematikat, që paraqesin tregtarët ambulantë, sa i përket kushteve në të cilat tregtojnë, si dhe masat që do duhet të ndërmerren nga ana e bashkive, për të parandaluar rrezikshmërinë që paraqesin për konsumatorin.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme