Edhe nxënësit gjirokastritë iu bashkuan fushatës për sigurinë ushqimore

Fushata Kombëtare për sigurinë ushqimore, ka vijuar udhëtimin e saj, në jug të vendit, në Gjirokastër.

Atmosfera në shkollat 9 vjeçare “Koto Hoxhi” dhe “Urani Rumbo”, krijoi një mjedis të përshtatshëm bashkëpunimi me nxënësit, mbi rolin dhe misionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si dhe ndërgjegjësimin e tyre, mbi mundësitë e komunikimit me institucionin për çdo problem që mund të hasin me produktet ushqimore.

Për gadishmërinë dhe aktivizimin e tyre për të mësuar rreth sigurisë ushqimore, AKU u shpërndau 49 certifikata si “Ambasadorë të Sigurisë Ushqimore”.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.