Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore

7 qershori – Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore, na bën bashkë edhe këtë vit!

Kjo ditë frymëzon qëllimin e përbashkët për parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi. Shumë pasoja shëndetësore vijnë si pasojë e ushqimit të pasigurt.
Përgjegjësia jonë qëndron në dedikimin e përditshëm për garantimin e sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni përgjegjës për të gjithë zinxhirin ushqimor, prodhim, paketim, ruajtje dhe shpërndarje të produkteve ushqimore.

Të bëhemi bashkë për sigurinë ushqimore, pasi ne si shoqëri edhe si pjesë e një komuniteti mbarë botëror, duhet të marrim përsipër rolin që na takon, për një planet të shëndetshëm.
Siguria ushqimore është sfida jonë sot, për një të ardhme më të sigurt nesër!

#Evropazgjedhsigurinëushqimore
#Shqipëriazgjedhsigurinëushqimore
#efsa#aku#standardfoodsavelives

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme