Fushata Kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u zhvillua këtë herë në shkollën e Mesme të Përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë. Vëmendja e shtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për një ushqim të shëndetshëm, jep besim se fushata ia ka arritur qëllimit të saj, në sensibilizimin e brezave të rinj mbi sigurinë ushqimore. Kishte bashkëbisedime shumë interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorëve të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore. AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që të rinjve të “Ismail Qemalit” t’iu ndante certifikata si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.

AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit për OBU, në Dibër
Vijon ndërgjegjësimi dhe komunikimi me operatorët e biznesit ushqimor në


