Maturantët e shkollës së Mesme të Përgjithshme “Myslym Keta” në Kombinat, ishin një tjetër ndalesë shumë e rëndësishme e fushatës kombëtare “Mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore” ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Interesimi dhe përfshirja e të gjithë maturantëve në njohjen e misionit të AKU-së, pyetjet e shumta rreth sigurisë së produkteve ushqimore, janë domethënie në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore. Vëmendja e shtuar e AKU-së në këto grupmosha, i bën ata aktivë për ta promovuar sigurinë ushqimore në familje e kudo. Për pjesëmarrjen, nivelin e lartë të interesimit dhe aktivizimin në tematikat që u diskutuan për sigurinë ushqimore, AKU kishte kënaqësinë të certifikonte 50 të rinj, si “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”.
Njoftim për konsumatorin
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen