Është zhvilluar në Kroaci një tur studimor në lidhje me praktikat e funksionimit të sistemit kroat, i cili do të shërbejë në implementimin e “Planit të veprimit për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve 2023-2030”. Në këtë tur studimor, të organizuar me mbështetjen e FAO-s (Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara), mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësues nga MBZHR, AKU dhe AKVMB. Mbështetës gjatë këtij turi duke dhënë edhe eksperiencën e tyre, ishin specialistë nga Ministria e Bujqësisë , Agjencia e Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror kroat. U vizituan laboratorë për analizimin e produkteve me origjinë bimore për mbetjet e pesticideve, në farmaci bujqësore dhe në ferma të certifikuara me Global G.A.P.
Festivali Global i Gastronise flet shqip në Berlin
Në Berlin po zhvillohet gjatë datave 2-3 tetor Festivali Global