Sot AKU ka kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: njësi tregtimi ëmbëlsirash, anije peshkimi, magazinë ushqimore, fast food, njësi tregtimi/prodhimi akullore, stabiliment veze, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (
info@aku.gov.al /
nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.



Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 26 mostra
në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme, si fruta-perime dhe produkte peshku.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!