Sot AKU ka kryer 146 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 32 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 14 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu jane asgjesuar 26.229t produkte ushqimore me kerkese te vete subjektit.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.