Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë kryer 136 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 30 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 607 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!