FINALIZOHET OPERACIONI SKADENCA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konkretisht Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor i Drejtorisë se Komunikimit te Riskut dhe Monitorimit ne bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disa javor finalizoi operacionin e koduar “SKADENCA”.
 
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve qe kishin hapur një subjekt në lagjen e quajtur “Mullishta” Kashar, Tiranë, kishin marrë një magazinë me qera dhe ku tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme industriale ushqimore për fëmijët.
 
Këto produkte kishin tejkaluar afatin e skadencës, ishin me data prodhimi dhe skadence të fshira si dhe me data skadence të falsifikuara.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin produktet e skaduara, u fshinin datat e skadencave duke përdorur lëndë kimike (açeton) dhe i vendosnin data të reja skadence duke shtyrë afatin deri në dy vjet.
 
Është gjetur dhe sekuestruar sasia totale e produkteve 6.83 Ton:
 
– Pije për fëmijë me datë prodhimi të falsifikuar 10080 copë.
– Çamçakëzë të skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 257090 copë.
– Lëpirëse, produkt i skaduar dhe me datë prodhimi të falsifikuar 370656 copë.
– Lëngje, produkt i skaduar dhe me datë skadence të falsifikuar 1786 shishe (bidona).
 
Çështja i ka kaluar për kompetence Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësore Tirane për veprat penale dhe “Mashtrim me produktet ushqimore e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe i formularëve” të parashikuara nga nenet 288/c/2 dhe 190 të K. Penal.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.