Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme janë realizuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU- së 184 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 21 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 839 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
#BashkëPërSigurinëUshqimore