Sot AKU ka kryer 370 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid, kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 4 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim te planit DDD dhe rinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 3 mostra në monitorim të produktit qumësht.

Me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar një sasi prej 74.4 ton produkte ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 592 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, me qellim garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve, është i pranishëm në terren gjatë gjithë kohës.

Na kontaktoni për çdo problematike pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.