AKU kryen 704 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 704  inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 12 masa me paralajmërim për rinovim të analizave të ujit, rinovim të librezave shëndetësore  si dhe mungesë të planeve DDD.

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 38 mostra në monitorim të qumështit si  dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ka vijuar me monitorimet këshilluese në të gjitha bizneset për zbatim të protokolleve anti-covid. Gjjthashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje në mënyrë të rregullt të maskës, si mënyrë e rëndësishme mbrojtjeje ndaj coronavirusit.

AKU vijon me inspektimet dhe monitorimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme