AKU kryen 270 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombetar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 270 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë monitorimve Task-Forca kërkon rigorozitet në zbatimin e protokolleve të sigurisë si e vetmja mënyrë për shmangien e përhapjes së virusit.

Në inspektime janë dhënë dhjetë masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të Planit DDD etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 30 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetjet pesticide.

AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,