AKU kryen 346 inspektime dhe monitoriime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 346 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca po vazhdon me monitorimin e të gjjitha bizneseve dhe niveleve të sistemit arsimor , duke këmbëngulur në zbatimin e protokollove të sigurisë si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, higjenizim dhe sistemim të ambienteve të prodhimit dhe mungesë të planit DDD.

Referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 61 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,