Dita Botërore e Ushqimit është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit në mbarë botën më 16 Tetor në nder të datës së themelimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në 1945.
Që në 1981, Dita Botërore e Ushqimit ka adoptuar një temë të veçantë për çdo vit për të theksuar fushat ku është e nevojshme të ndërhyhet dhe ti jepet një fokus i përbashkët.
Tema për vitin 2020: “Rrit, Ushqe, Mbështet. Të gjithë bashke”.
https://youtu.be/KQZFqakBw04 linku i videos
- Ne jemi rrënjët që rrisin.
- Çdo hero i ushqimit luan një rol.
- Ne duhet të ushqejmë botën.
- Ka ardhur koha të rindërtojmë më mirë.
- Së bashku mund të sjellim ndryshimin.
- Për jetën dhe komunitetet kudo.
- Kemi nevojë për një sistem të qëndrueshëm ushqimor.
- Sepse të gjithë jemi një.
RRIT, USHQE, MBËSHTET, TË GJITHË BASHKË
VEPRIMET TONA JANË E ARDHMJA JONË