Siguria ushqimore është çështje e të gjithëve, tani dhe për të ardhmen –Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore 2020

“Siguria ushqimore është puna e përditshme e EFSA, por është çështje e të gjithëve për tu pasur në konsideratë në të tashmen dhe në të ardhmen, nëse duam të kufizojmë impaktin e ndryshimeve klimatike dhe të ngremë sisteme të qëndrueshme globale për ushqimin, në të mirë të konsumatorëve, prodhuesve dhe botën tonë natyrale” – u shpreh Z. Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA.

Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët dhe promovohet nga partnerët kombëtarë, evropianë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë EFSA, Codex Alimentarius, OUB, OBSH.

Të gjithë janë të bashkuar në përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e kësaj çështjeje jetësore dhe për të frymëzuar veprime që ndihmojnë në parandalimin, identifikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve që derivojnë nga ushqimi, për të kontribuar në sigurinë e ushqimit, shëndetin e konsumatorëve, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

 

Siguria ushqimore shpesh merret e mirëqenë. Ndërkohë që 2 në 5 Evropianë janë të interesuar tek siguria ushqimore, vetëm 1 në 5 shprehen se është shqetësimi i tyre kryesor kur zgjedhin ushqimin. Shpesh është e padukshme deri në momentin kur pëson një helmim ushqimor. Ushqimi i pa sigurtë që përmban baktere të dëmshme, viruse, parazitë ose substanca kimike që shkaktojnë më shumë se 200 sëmundje – variojnë nga diarreja deri në tumore.

Zbatimi i qasjes “Një shëndet”, sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe përgjegjësi të përbashkëta, janë aspekte që ndihmojnë për t’i bërë standardet e sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga më të lartat në botë.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme