Sot AKU ka kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

Sot AKU ka kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: njësi tregtimi ëmbëlsirash, anije peshkimi, magazinë ushqimore, fast food, njësi tregtimi/prodhimi akullore, stabiliment veze, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (💻info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.
 
🚫Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 13 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu u asgjësuan 6.773t produkte ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 26 mostra 🔬në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme, si fruta-perime dhe produkte peshku.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme