QARKU KORCË,  AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të takimeve informuese dhe sensibilizuese me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit  ka zhvilluar takimin me këta operatorë në qarkun e Korcës.  AKU ka theksuar  rëndësinë e madhe që operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit duhet t’i kushtojnë vendndodhjes, kushteve dhe gjendjes së stabilimenteve , mjeteve të transportit, pajisjeve dhe makinerive që përdoren për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij nga Operatorët e Biznesit,  dokumentacionit për lëndën e parë, qumështin, certifikatës shëndetësore, testeve për praninë e antibiotikëve,  analizave të tjera, si dhe ambalazhimit dhe paketimit të produkteve.

IMG-f646d0ceca0dbe55612c61ab65ad88fb-VTë pranishëm gjatë këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ku u referua edhe nga skemat që mund të përfitojnë këto subjekte nga subvencionet e qeverisë shqiptare.dhe përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë së Qarkut Korcë .Gjatë këtij takimi informues u nënvizuan edhe disa problematika nga operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit , ku nga më kryesoret ishin lënda e parë që merret nga fermerët në pjesën më të madhe rezulton e kontaminuar , kështu që operatorët e biznesit janë të detyruar që të rrisin temperaturën në pasterizim për të mos rrezikuar që produkti perfundimtar të jetë i kontaminuar , si dhe ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e fermerëve për mënyrën se si duhet ta trajtojnë qumështin dhe kushtet higjieno-sanitare te mirembajtjes sw tij, para se ta cojnë në pikat e grumbullimit. .Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Korcë shprehën interesin për t’u bërë pjesë e skemave subvencionuese Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit.

24/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme