AKU INTENSIFIKON KONTROLLET PËR SUBJEKTET QË IMPORTOJNË PLEHRA KIMIKE TË PËRDORIMIT NË BUJQËSI

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetësimet e fermerëve, në lidhje me vendosjen në treg të plehrave të përdorimit për bujqësinë me cilësi të ulët, të paregjistruara nga Komisioni i regjistrimit dhe pa etiketimin në gjuhën shqipe, ka intensifikuar kontrollet për të gjithë operatorët e biznesit, të cilët importojnë plehra kimike të përdorimit në bujqësi, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar si dhe në terren, me qellim  për të identifikuar shkeljet dhe ndëshkuar sipas rastit, në zbatim te legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar me shkresë zyrtare të dedikuar 64 operatorëve të biznesit të cilat importojnë plehra të përdorimit në bujqësi, në territorin e Republikës se Shqipërisë, nëpërmjet se cilës ju është janë vënë në vëmendje kërkesat rregullatore – si kusht i pakalueshëm i lejimit te importit ose jo të tyre, ndër të cilat veçojmë:

  • Plehra te cilat nuk kane emërtimin “EC FERTILIZER”, lejohen të importohen ne vendin tone vetëm nëse janë te regjistruara nga Komisioni i Regjistrimit i cili  funksionon ne MBZHR.
  • Te gjitha tipet e plehrave te përdorimit për bujqësinë qe lejohen te importohen ne vendin tonë duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin shoqërues si  certifikatën e origjinës, certifikatën e analizës, si dhe etiketën në gjuhën shqipe – e cila  duhet të jetë e stampuar në ambalazhin bazë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje fermerëve, që të mos blejnë plehra të përdorimit për bimësinë,  të cilat janë të paregjistruara, të pa certifikuara, pa etiketimin  në gjuhën shqipe dhe të pajisen në blerje me kupon tatimor – si një element me shumë rëndësi  që tregon se ky subjekt i nënshtrohet kontrolleve periodike nga AKU.

 Për të garantuar cilësi të lartë të plehrave kimike të përdorimit për bujqësinë në treg, AKU gjithashtu  i bën thirrje fermerëve shqiptar  që në raste konstatimesh të shkeljeve të sipërcituara, t’i drejtohet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nëpërmjet emalit zyrtar info@aku.gov.al dhe numrave të saj të kontaktit në faqen zyrtare aku.gov.al.


Kliko më poshtë për të shkarkuar:

Kujtese per Importuesit e Plehrave te Perdorimit per Bimesine….


20/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme