Stabilimente Përpunimi Mishi

Një subjekt i cili ka përfunduar regjistrimin ne Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), ne fushën e ushqimit ne aktivitetin “Stabiliment përpunimi mishi”, është i detyruar te njoftojnë Drejtoritë Rajonale te AKU, për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakicë. Subjektet që kryejnë aktivitet me pakicë nuk licencohen, pra nuk janë te detyruar te pajisen me licence ne (QKB). Nëse subjekti kryen aktivitet me shumicë është i detyruar qe te beje aplikimi për pajisje me licencë pranë QKB, te cilin mund ta bëjnë on-line ose direkt ne sportelet e këtij institucioni, ku lista me dokumentet provuese qe duhet te paraqesin është e publikuar ne faqen zyrtare te QKB.

Në lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit, AKU ushtron kontrollin ne vend për verifikimin e plotësimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi. Është detyre e çdo Operatori te Biznesit Ushqimor qe përgatit, përpunon, prodhon, ruan dhe shpërndan, produkte ushqimore (mish dhe produkte te tij) ne mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te kërkesave dhe kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:

  • Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • VKM Nr. 434, datë 11.07.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”;
  • VKM Nr. 760. Date 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshe përgjatë zinxhirti ushqimor”
  • Udhëzim Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”
  • Udhëzim Nr. 21, datë 25.3.2011 “Kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore ”
  • Udhëzim Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,
  • Udhëzim Nr. 17, datë 24.9.2021 “Për kërkesat specifike të higjienës për mishin dhe produktet e mishit, duke përfshirë produktet e mishit, mishin e grirë dhe mishin e ndarë mekanikisht”;
  • Udhëzim Nr.15, datë 09.09.2021 “Mbi kriteret mikrobiologjike për produktet ushqimore”.

Gjithashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik, personeli që do të punoje ne subjektin ne fjale duhet te pajiset me këtë dokumentacion:

  • Librezë shëndetësore, te detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe
  • analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike.

Gjithashtu çdo operator biznesi ushqimor duhet te plotësojë;

  • Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit. (nëse bën transport).
  • Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
  • Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
  • Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
  • Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
  • Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.
  • Drejtuesi teknik. (ne raste se kryen aktivitet me shumice)
  • Plani HACCP (ne raste se kryen aktivitet me pakice) Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP).
  • Gjurmueshmërinë.
  • Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)

Si dhe te gjithë kërkesat që mban listë verifikimin përkatës

 

Informacion në lidhje me hapjen e një aktiviteti: Tregtim mishi

Çdo subjekt që kryen veprimtari me natyrë ekonomike jovetjake në fushën e ushqimit “prodhim dhe/ose tregtim të ushqimeve”, duhet te regjistrohet dhe licencohet sipas legjislacionit ne fuqi. 

Aktiviteti i therjes dhe tregtimit te mishit, referuar Ligjit nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” , neni 13 “Detyrimi për regjistrim në QKR” pikat:  

1. Të gjitha subjektet, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e therjes së kafshëve, si dhe të tregtimit të mishit e të nënprodukteve të tij, duhet të regjistrohen në QKR, sipas procedurave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.  

2. Individët, të cilët aplikojnë për regjistrim, si person fizik, duhet të paraqesin në QKR, së bashku me të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, edhe miratimin e lëshuar nga AKU-ja për përmbushjen nga ana e tyre të kërkesave të parashikuara në nenet 4 e 9 të këtij akti normativ. 

3. Në rast se në momentin e aplikimit për regjistrim sipas pikës 2 të këtij neni, nuk paraqitet edhe dokumenti i miratimit paraprak nga AKU-ja, atëherë QKR-ja e konsideron kërkesën për aplikim të pavlefshme dhe nuk procedon me procesin e aplikimit për regjistrim

Referuar Ligjit të sipërcituar,  kreu III tregtimi i mishit, Neni 9 “Vendi për tregtimin e mishit” ku citohet;

1Çdo aktivitet ekonomik i tregtimit të mishit dhe të nënprodukteve të tij bëhet vetëm nga subjete të regjistruara në QKR sipas legjislacionit në fuqi dhe ushtrohet në mjedise të cilat plotësojnë kushtet e ndërtimit, planimetrisë, pajisjeve me bazë materiale, si dhe të higjienës e sigurisë, që përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe ushqimin. 

2. Ambientet e tregtimit të mishit duhet të garantojnë kërkesat për respektimin e kushteve higjienike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njeriut, si dhe mbrojtjen e mjedisit. 

3. Ndalohet rreptësisht tregtimi i mishit në sheshe, rrugë kombëtare apo lokale, si dhe në çdo ambient të hapur. 

4. Hapja, kontrolli dhe ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij bëhen sipas rregullave të përcaktuara në këtë akt normativ, si dhe në legjislacionin në fuqi. 

Per sa me siper shpjeguar,  kerkese aplikimi për regjistrim bëhet on-line në Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE), për t’u shqyrtuar më pas nga DRAKU-se përkatëse dhe pajisjen me dokumentin e miratimit paraprak (nese ploteson kushtet ligjore per ushtrimin e aktivitetit te tregtimit te mishit) . 

Para aplikimit shtetasit duhet të plotësojnë kushtet tekniko-teknologjike – higjieno – sanitare si dhe dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit të tillë sipas legjislacionit në fuqi.