Mishi është një burim shume i mirë proteinash, acidesh yndyrore,
mineralesh dhe vitaminash por nga ana tjetër është një produkt i cili prishet
lehtë pasi në kushte të caktuara siguron një mjedis të përshtatshëm për rritjen
e mikroorganizmave të ndryshme patogjene.
Përzgjedhja nga konsumatori i
mishit apo nënprodukteve te mishit, ruajtja si dhe përgatitja e tij përfshin një
sërë faktorësh që lidhen drejtpërdrejtë me sigurinë
por edhe me cilësinë e mishit.
Ky udhëzues vjen në ndihmë të konsumatorit me informacione dhe këshilla për
mishin nga momenti i blerjes, deri në konsumin e tij.