Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Znj.Blerina Gjylameti zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë të programit Teknologji Ushqimore të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Qëllimi i vizitës së studentëve në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ishte njohja nga afër me kuadrin ligjor si dhe procedurat e punës në fushën e sigurisë ushqimore.
Gjatë takimit me studentët, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, informoi mbi proceset në zhvillim të AKU-së, që nga vlerësimi dhe kategorizimi i OBU-ve me origjinë shtazore si detyrim ligjor i kapitullit 12 “Siguria Ushqimore”, si dhe në përgatitjet për ristrukturimin e institucionit.









