Analiza vjetore për vitin 2025

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar analizën vjetore të vitit 2025, në prani të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Z. Sula, drejtuesve të Sigurisë Ushqimore në MBZHR, Z. Mici dhe Znj. Çuko.

U prezantua një pasqyrë e detajuar e kryerjes së detyrave te AKU-së, duke evidentuar problematikat dhe arritjet në fushën e sigurisë ushqimore, inputeve bujqësore, inspektimet dhe procedurat e marrjes së mostrave.

Me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për integrimin në BE, AKU për vitin 2026, do të ketë në fokus përmirësimin cilësor të inspektimeve në terren dhe në PIK, kapacitete më të mira laboratorike, si dhe një staf profesionist të gatshëm për t’iu pergjigjur sfidave të sigurisë ushqimore.

#siguriaushqimoresigurikonbëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme