Fushata ndërgjegjësuese për sensibilizimin e konsumatorëve gjatë gjithë sezonit veror, e ka zgjeruar shtrirjen në të gjithë vendin për të ndihmuar konsumatorët që të marrin vendime të informuara për zgjedhjet e tyre ushqimore.
Nga Vlora, kjo fushatë ndërgjegjësuese e mbështetur nga trupat inspektuese ka si qëllim për të qenë pranë konsumatorit vendas dhe të huaj me këshillim dhe shpërndarje të materialeve, ku synohet të rritet ndërgjegjësimi për sigurinë e produkteve ushqimore, për aditivët ushqimorë, ushqimet e reja dhe praninë e alergjenëve ushqimorë.
#bashkëpërsigurinëushqimore