Në zbatim të Udhëzimit Nr.10 datë 28.4.2023 “Për formatin, kriteret dhe procedurat e regjistrimit të operatorëve profesionistë në pikën 1 dhe 2 të kreut I (detyrimi për regjistrim) është parashikuar që:
1. Kanë detyrim për regjistrim të gjithë operatorët profesionistë që merren me bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera në lidhje me aktivitetet, si më poshtë:
a) mbjellje;
b) shumim;
c) prodhim, përfshirë rritjen, shumimin dhe mirëmbajtjen;
ç) importin, lëvizjen brenda territorit të vendit dhe eksportin;
d) vendosjen në treg.
2. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) mban dhe përditëson regjistrin e operatorëve profesionistë, sipas formatit në aneksin II, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Gjithashtu në kreun VII (Fushata ndërgjegjësuese) është parashikuar: Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, dhe Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, sipas fushës së përgjegjësisë do të informojnë importuesit, eksportuesit, fermerët, subjektet e tregtimit dhe përpunuesit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, mbi detyrimin për t’u regjistruar në zbatim të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.
Nga sa më sipër në zbatim të detyrimeve të sipërcituara kërkojmë nga ana juaj të kryeni regjistrimin në regjistrin e Operatorëve Profesionist, nëpërmjet plotësimit të kërkesës për regjistrim të OP (sipas modelit në aneksin 1, të Udhëzimit) dhe dërgimit të kësaj kërkese në adresën zyrtare të e-mailit operatori.profesionist@akvmb.gov.al ose në adresën fizike të AKVMB-së. AKVMB-ja menjëherë bën regjistrimin e OP kur formati i kërkesës është plotësuar në të gjithë elementët dhe i njofton OP numrin unik, në adresën e tij elektronike apo fizike.
Në vijim gjeni Udhëzimin Nr.10 datë 28.4.2023 “Për formatin, kriteret dhe procedurat e regjistrimit të operatorëve profesionistë”