Nis fushata ndërgjegjësuese për konsumatorët, “Ushqim i sigurt sot, për një të ardhme të shëndetshme”

Nis nga zemra e kryeqytetit, e pozicionuar pranë Pazarit të Ri, fushata ndërgjegjësuese për konsumatorët, e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Ushqim i sigurt sot, për një të ardhme të shëndetshme”.

Kjo fushatë është e orientuar nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me konsumatorin, për t’i mbështetur ata në zgjedhjet e duhura dhe të sigurta të ushqimit. Nëpërmjet broshurave informuese, u ofrua për qytetarët një informacion praktik dhe i dobishëm, që nga orientimi i blerjeve drejt tregjeve ushqimore që ofrojnë kushte tekniko-teknologjike dhe higjieno-sanitare, në ndihmën për leximin e etiketave ushqimore dhe të kuptuarit e aditivëve, deri tek këshillat për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit. Do të jemi së bashku me konsumatorin gjatë gjithë sezonit turistik veror dhe më tej në të gjithë vendin.

Siguria e ushqimit është përgjegjësi e përbashkët ndërmjet institucioneve, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol për të luajtur nga ferma e tavolinë, për të siguruar që ushqimi që konsumojnë është i sigurt dhe nuk dëmton shëndetin tonë.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që ështëgadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotëpër cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllimgarantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisëushqimore është një proces dinamik, për të cilin stukturaqëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin, duke evituar rrezikun e panikut dhe atë tëdisinformimit të qytetarëve. Në kuadër të transparencës institucionale dhe komunikimin me publikun informojmë se referuar informacionit të ardhur ngasistemi RASFF më datë 10.12.2024, me temë: “Arsenikinorganik mbi limitin e lejuar në ushqim për fëmijë”, në të cilinShqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojme se:  Në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator 2024 janë importuar në total 80 pako, ose 16 kg produkt “Crema di