AKU bashkëpunim me Shkollën Hoteleri- Turizëm, për një sezon të suksesshëm veror

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me stafin pedagogjik të Shkollës Hoteleri- Turizëm në Tiranë, kanë zhvilluar një takim në lidhje me tematika të ndryshme që i përkasin zbatimit të kërkesave të sigurisë ushqimore, kryesisht në subjektet me aktivitet, si bar restorant, fast -food, piceri etj. për të ofruar në këtë mënyrë një kulturë bashkëpunimi në përgatitjen e një sezoni turistik veror sa më të suksesshëm.

U trajtuan çështje të legjislacionit në fuqi për ushqimin përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor.

Gjithashtu me shumë interes është diskutuar edhe mbi nivelin e përmbajtjes së mbetjeve të pesticideve fruta-perimeve.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,