Çelet në Agro Park Tirana, panairi Agro Tech &Natyral Ekspo

Ndërmjet hapësirave piktoreske të kodrave të Farkës në Agro Park Tirana, u çel Panairi Agro Tech &Natyral Ekspo, i cili ka bashkuar në ditën ndërkombëtare të Agroturizmit, sektorë të ndryshëm të bujqësisë, blegtorisë, hortikulturës, produkteve ushqimore, vajit të ullirit, mjaltit dhe risive të fundit në shërbimet dhe ekspertizat e tyre.

Në këtë panair, në një stendë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, merr pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me broshura informuese për konsumatorët, bizneset ushqimore dhe fermerët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,