“Ditët e Bujqësisë 2024”, çelet Panairi Ndërkombëtar në Lushnje

I njohur si kryeqyteti i eksporteve bujqësore, Lushnja mirëpret për të tretin vit radhazi, panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2024”, duke bërë bashkë prodhues produktesh bujqësore dhe blegtorale, inputesh e fidanësh që do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Në këtë panair, në stendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, merr pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit , me broshura informuese për operatorët e biznesit ushqimor, që ushtrojnë veprimtari në këto fusha.

Përgjatë tri ditëve 24-26 prill pjesëmarrësit do mund të njihen me teknologji të reja, nga ku synohet nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, nëpërmjet praktikave bujqësore të qëndrueshme përmes konferencave dhe prezantimeve nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të