NJOFTIM

NJOFTIM

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Lezhë kërkon të marrë me qira ambiente për zyra

Në bazë të shkresës me Nr. 678 Prot. datë 09.02.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, për marrje me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të AKU Lezhë,shkresave me nr.1084/1 datë 26.02.2024 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU , 60/1 datë 15.02.2024 të Entit Kombëtar të Banesave dhe 1945/1 datë 16.02.2024 të Bashkisë Lezhë ,shpallim njoftimin:

Ambientet që do të merren me qira nga ana e AKU-Lezhë duhet që të plotësojnë kërkesat e mëposhtme;

· Të ketë një siperfaqe me hapësirë jo më pak se 250 m2, dhe jo më shumë se 350 m2;

· Ambientet e reja ku do të akomodohet Drejtoria Rajonale e AKU-së Lezhë të jetë brenda qytetit Lezhë, në vije të parë në afërsi të institucioneve qendrore me të cilat AKU ka bashkëpunim të vazhdueshëm.

· Godina në tëcilën do të transferohet AKU të plotësojë kushtet për zhvillim normal të AKU-së sipas mandatimit që ky institucion ka, pa patuar nevoje për kryerjen e investimeve shtese;

· Ambientet e brendshme të jenë “Open Space”, të përshtatshme dhe të ofrojnë funksionalitet/ndarje për të sistemuar 17 poste pune për punonjësit;

· Të ketë ndriçim natyral si dhe të garantohet hapja e dritareve për ajrim;

· Objekti/ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar, linjë telefonike si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike;

· Ambienti i arshivës të garantojë siguri si dhe ajrim ose aspirim;

· objekti duhet të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe energji elektrike me matës të dedikuar;

· objekti duhet të ketë sistem/pajisje kundra zjarrit;

· ambientet duhet të jenë bosh dhe të lira, dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate;

· ambientet/objekti në total duhet të kenë minimalisht 2 tualete të kompletuara me pajisjet hidrosanitare dhe pajisje;

· vërtetim nga Furnizuesi i Sherbimit Universal dhe Ujësjellës Kanazime Lezhë Sh.a, që subjekti nuk ka detyrime të palikujduara për objektin;

· vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;

· vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Lezhë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, se nuk ka proces penal, civil apo administrativ ndaj adminitratorit / pronarit të këtij objekti;

· aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore.

· objekti të jetë me dokumenta të rregullta ligjore;

· dokument identifikimi i pronarit të objektit (pasaportë ose kartë identiteti).

· Objekti duhet të respektojë përcaktimet e bëra ne Kodin e Punës i RSH si dhe

aktet nënligjore te marra ne dhe zbatim te tij me :

· Përshtatjen e vendit te punës ne te gjitha pjesët përbërëse me natyrën e aktivitetit që do të kryhet;

· Kushtet minimale te sigurisë dhe shëndetit ne vendin e punës;

· Qëndrueshmërinë dhe pastërtinë ( qe muret, dyshemeja, tavanet duhet te jene te forte dhe ne gjendje te mire);

· Masat e domosdoshme për mbrojtjen e mjedisit te punës nga ndotja e ajrit, lendet kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet si dhe çdo element te ngjashëm që është i dëmshëm për shëndetin;

Pagesa e qirasë do të bëhet çdo muaj kundrejt lëshimit të faturës tatimore. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve tatimore do të kryhet nga AKU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat e tatimet dhe shuma e detyrimeve do t’i zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë.

Objekti që do të merret me qira duhet t’i vihet në dispozicion qiramarrësit brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate, me opsion shtyrje edhe për vitet e tjera nëse do të jetë e nevojshme.

Shënim: Dokumentacioni i kërkuar duhet të jetë në formën e tij ligjore (i njehsuar me origjinalin).

Ofertat, me kriteret si më sipër, duhet të paraqiten deri në datën 04 . 03 .2024, ora 12.00, në zyrën e protokollit të Drejtorisë së Rajonale të AKU-Lezhë ,në adresën Lagjja Gurra , Blv “Gjergj Fishta” , kullat binjake , Lezhë.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme