NJOFTIM – FTESË PËR OFERTË

FTESË PËR OFERTË

AMBIENTE ME QIRA PËR ZYRAT E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT (AKU)

Lënda: Kërkesë për marrje me qira të ambienteve për zyra për akomodimin e stafit/

punonjësve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Drejtuar: Shoqërive tregtare, agjencive imobiliare, personave fizikë apo individëve që kanë në pronësi ose administrim ambiente të përshtatshme për zyra për t’i dhënë me qira.

Me qëllim akomodimin e stafit/punonjësve dhe bazës materiale në ambiente të përshtatshme pune, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kërkon të sigurojë ambiente me qira.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka iniciuar procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve për zyra për akomodimin e stafit/ punonjësve, bazuar në parimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, nxitjes së konkurrencës dhe trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë konkurrimi, me qëllim që të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë.

Për këtë arsye po ju drejtohemi që, në përmbushje të kritereve të përcaktuara në “Kriteret/ kërkesat ligjore dhe kushtet teknike që duhet të plotësohen për marrjen me qira të ambienteve ” (ANEKSI 1 bashkëlidhur) të paraqisni ofertën tuaj sipas “Formularit të Ofertës” (ANEKSI 2 bashkëlidhur) brenda datës 29.02.2024, ora 12:00 (data e fundit e mbërritjes së dokumentacionit në Protokollin e DP AKU-së).

I. Dorëzimi i dokumentacionit:

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues, me mbishkrimin “Ofertë për dhënie ambientesh me qira për Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të veçantë propozimi teknik (zarfi 1) dhe propozimi financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues.

Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit financiar, do të sjellë skualifikim.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Rr. “Bardhyl”, Nd.Nr.93, Tiranë

I. Afati i dorëzimit të ofertave:

Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 29.02.2024, ora 12:00 (data e fundit e mbërritjes së dokumentacionit në Protokollin e DP AKU-së).

Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 28.02.2024 ora 14:00 (Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike stelina.gjeçi@aku.gov.al për pyetje lidhur me procesin.)

Mbani parasysh se kjo adresë elektronike mund të përdoret vetëm për pyetje sqaruese dhe jo për dorëzim ofertash. Çdo ofertë që do të dërgohet në këtë adresë elektronike do të skualifikohet.

I. Hapja zyrtare e ofertave:

Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:

Në datën: 29.02.2024, ora 12:00

Në adresën: Rr. “Bardhyl”, Nd.Nr.93, Tiranë

Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.

Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

Drejtoria e Përgjithshme e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

ANEKSI 1

KRITERET/ KËRKESAT LIGJORE DHE KUSHTET TEKNIKE QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR MARRJEN ME QIRA TË AMBIENTEVE

SIPËRFAQJA E AMBIENTIT, NDARJET FUNKSIONALE, KUSHTET TEKNIKE, VENDNDODHJA DHE AKSESIBILITETI I OBJEKTIT NË TË CILIN NDODHET

1. Ambienti të ketë një sipërfaqe nga 1000 – 1300 m2;

2. Ambienti duhet të jetë i ndarë të paktën 20 zyra/ambiente dhe 102 postacione, të cilat të variojnë për nga tipologjia dhe sipërfaqja. Gjithashtu brenda ambientit duhet të jenë përfshirë dhe hapësira “open space” (hapësira të përbashkëta, pa ndarje me mure), të cilat sipas nevojës mund të transformohen;

3. Ambiente të veçanta, me sipërfaqe të përshtatshme për magazinën dhe arkivën;

4. Ambiente të veçanta për serverat dhe pajisjet teknologjike larg punonjësve dhe me kushte të përshtatshme temperature dhe lagështie;

5. Ambientet duhet të jenë jo më larg se 1500 m nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

6. Vlera mujore për metër katror duhet të jetë në përputhje me pikën 2 të VKM-së Nr.469, datë 03.06.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”;

7. Ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike për çdo post pune;

8. Ambientet duhet të jenë të përfunduara me dyer, dritare, të lyera dhe të gatshme/të lira për t’u shfrytëzuar nga qiramarrësi;

9. Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi, të instaluar dhe plotësisht funksional;

10. Ambientet duhet të jenë bosh dhe të lira, dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 7 (ditëve) pune nga lidhja e kontratës;

11. Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jenë të pajisur me matës të dedikuar të ujit dhe energjisë elektrike;

12. Sistemi i detektimit të zjarrit duhet të përfshijë të gjithë objektin, duhet të ketë të instaluar dhe funksional sistemin e dedektimit dhe sinjalizimit të zjarrit, planin e evakuimit (të shënjuar rrugën e evakuimit) në përputhje me legjislacionin në fuqi;

13. Sistemi i kondicionimit ngrohje/ftohje i përshtatshëm për funksionimin optimal të ambienteve;

14. Ambienti duhet të ketë ndriçim natyral. Në varësi të ndarjes së funksioneve dhe përdorimit të zyrave duhet të jetë bërë dhe ndriçimi tavanore, në mënyrë të tillë që çdo ambient të jetë i ndriçuar plotësisht dhe çdo post pune të ketë ndriçimin e përshtatshëm gjatë orëve të ditës;

15. Ambientet duhet të sigurojnë mbajtjen hapur në çdo kohë të rrugëve të lëvizjes drejt daljeve të emergjencës dhe vetë daljet;

16. Tualetet duhet të jenë të ndara veçmas për meshkujt dhe femrat.

II. Përcaktimi i kritereve ligjore që duhet të plotësojnë ofertuesit:

1. Kërkesë e ofertuesit për pjesëmarrje në konkurrim;

2. Të jenë titullarë të ligjshëm të pronës së vërtetuar me certifikatë pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe planimetria, të rifreskuara 30 ditët e fundit;

3. Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barre hipotekore apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja;

4. Vërtetim nga UKT-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit nga ujësjellës-kanalizime;

5. Vërtetim nga FSHU-ja që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të kontratës së furnizimit të energjisë elektrike;

6. Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që ofertuesi nuk ka çështje në proces;

7. Dëshmi penaliteti ose Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

8. Dorëzim i përshkrimit të detajuar të objektit që do të japë me qira;

9. Ofertuesi duhet të përcaktojë vlerën mujore të qirasë për m2 dhe në total;

10. Vetëdeklarim për plotësimin e të gjitha kritereve ligjore dhe kërkesave specifike të ambienteve që kërkohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

11. Vetëdeklarim që ofertuesi nuk është në konflikt interesi me Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

12. Kopje e ID e titullarit të pronës;

13. Vërtetim të numrit të llogarisë bankare;

14. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuar të tyre.

Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe:

· NIPT, certifikata e regjistrimit dhe ekstraktin historik të regjistrit tregtar të subjektit që vërteton se ka status aktiv, të rifreskuar;

· Vërtetim që ka shlyer të gjitha taksat dhe tatimet bashkiake;

· Vërtetim që ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;

· Vërtetim nga institucionet përkatëse prokuroria dhe gjykata që subjekti apo përfaqësuesi ligjor i tij nuk është në ndjekje penale si dhe nuk është në proçes gjyqësor në lidhje me aktivitetin;

· Dëshmi penaliteti ose Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

· Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit

III. KRITERET E VLERËSIMIT:

· Çmimi më i ulët i ofruar (vlera mujore e qirasë për m2) dhe në përputhje me VKM Nr.469, datë 03.06.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore” ;

· Vendosja në raport me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

· Përmbushja e kërkesave dhe kushteve të vendosura;

· Zgjidhja arkitektonike e propozuar (planvendosja) dhe gjendja fizike e ambienteve.

Klikoni ketu per Formularin e Ofertes:

FORMULARI I OFERTES

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.