Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të Planit të Monitorimit për produktin “miell” ka ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore.
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë inspektoi subjektin me aktivitet “magazinë ushqimore”, ku konstatoi se kishte kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, por kishte mangësi në dokumentacion në lidhje me gjurmueshmërinë për produktin “miell”.
Për ketë shkelje të evidentuar është marrë masa administrative në vlerën e 100’000 lekëve dhe i është lënë detyrë ta kthejë produktin tek subjekti nga është furnizuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon inspektimet dhe monitorimet në garantim e sigurisë ushqimore.
Siguria ushqimore çështje e të gjithëve!