Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë, referuar shqetësimit të ardhur nga një qytetar, kanë ushtruar kontroll, në një subjekt me aktivitet “Tregtim të produkteve të peshkut”.
Gjatë ushtrimit të kontrollit, është konstatuar se subjekti, ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, është vërejtur se subjekti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues të produktit peshk dhe nënprodukteve të tij.
Për këtë shkelje të konstatuar, është marrë masë administrative ndaj subjektit me gjobë në vlerën e 100’000 lekëve.
AKU falënderon qytetarët për bashkëpunimin në denoncimin e rasteve për shkelje të sigurisë ushqimore, duke i garantuar se trupat inspektuese do të vijojnë të qëndrojnë pandërprerë në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.