Dita Botërore e Ushqimit është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit në mbarë botën më 16 tetor në nder të datës së themelimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në vitin 1945.
Që në 1981, Dita Botërore e Ushqimit ka adoptuar një temë të veçantë për çdo vit për të theksuar fushat ku është e nevojshme të ndërhyhet dhe ti jepet një fokus i përbashkët.
Tema për vitin 2023 është: “Uji është jetë, uji është ushqim. Uji është për të gjithë”.
Uji është forcë lëvizëse për njerëzit, ekonomitë dhe natyrën dhe themeli i ushqimit tonë. Sipas të dhënave të FAO burimet e ujrave të ëmbla për person kanë rënë në 20 % në dekadat e fundit dhe si disponueshmëria dhe cilësia e ujit po përkeqësohen për shkak të menaxhimit të dobët mbi nxjerrjen e ujrave nëntokësore, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.
Njoftim për konsumatorin
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen