U mbajt në Doha të Shtetit të Katarit Forumi i 2-të i Nivelit të Lartë “Për Sigurimin e Ushqimit”, të Organizatës së Bashkimit Islamike (OBI), ku Shqipëria u përfaqësua nga Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Arian Jaupllari dhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Gjatë forumit u zhvillua Konferenca e 9-të Ministrave “Për sigurimin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore” dhe Asambleja e 6-të e Përgjithshme e Organizatës Islamike “Për sigurimin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore”. Të pranishëm në këto evente ishin shkëlqesia e tij: Sheik Tamim bin Hamad Al Thani i shtetit të Katarit dhe Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan i Shteteve të Emirateve të Bashkuara.
Fokusi kryesor i diskutimeve ishte sigurimi i ushqimit dhe siguria ushqimore, sigurimi i ujit, bujqësia organike, përpunimi për biomasë dhe energji të rinovueshme të mbetjeve bujqësore, organike, sigurinë ushqimore dhe përdorimin e teknologjive të zgjuara të inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
Nga delegacioni u zhvilluan takime me Ministrin e Bashkisë dhe Mjedisit, Z. Abdulla Bin Abdulaziz bin Turki Al Subaie, dhe Z. Masoud Al-Marri Sekretar ekzekutiv i Komitetit i Sigurisë Ushqimore dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurisë Ushqimore, në Katar, për të diskutuar çështjet në bujqësi, në lidhje me mbrojtjen e integruar të bimëve.